Sarah Murphy ishte bashkë me familjarë, duke vizituar një burg të kthyer në muze, që ndodhet në Belfast të Irlandës.
Derisa vizitonte qelitë e vjetra, vizitorja edhe shkrepi disa fotografi, në mesin e të cilave kapi edhe një skenë që më vonë e la të tmerruar, transmeton Telegrafi.
“Ishte një fantazmë me uniformë, që qëndronte në krahun B. Sikur kishte qenë duke shikuar nga unë, kur e shkrepa imazhin” ka thënë Murphy.
Derisa të gjithë kishin shkuar në krahun C, ajo qëndroi vetëm dhe i priste, sepse donte të bënte fotografi, që e bënë edhe më të frikësuar. “Ka mundur të më sulmonte, isha vetëm dhe prandaj u shfaq” ka shtuar më tej vizitorja.
Zyrtarët e burgut muze, kanë thënë se nuk kanë dëgjuar për ndonjë aktivitet paranormal në këto hapësira, derisa vizitorët kurrë nuk janë ankuar për diçka të ngjashme. /Telegrafi/