Telegrafi

Vizitori i nervozuar futet me veturën e tij përmes hollit të një hoteli në Shangai – pas një debati rreth një laptopi të humbur

Një mysafir i zemëruar i hotelit në Shangai humbi qetësinë në mëngjesin e 10 janarit dhe u fut me veturën e tij Audi A5 në dyert e përparme dhe në hollin e hotelit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, akti pasoi një debat për një laptop të humbur.

Dhe pamjet e incidentit u bënë virale në rrjetet sociale.

Në video, njerëzit mund të dëgjohen duke bërtitur “ai po çmendet!”.

Pas ndalimit në skajin më të largët të hollit, disa nga personat në hollin e hotelit tentuan të largonin shoferin nga makina.

Me dyert të mbyllura në dukje, ata nuk mundën të hynin, dhe shoferi e vendosi makinën në mbrapa dhe u përpoq – pa sukses – të dilte nga holli.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua nga incidenti, por mund të shihen njerëz që tentojnë të ikin nga makina teksa ajo lëviz rreth hollit të madh të hotelit.

Policia tha se shoferi, një 28-vjeçar i identifikuar vetëm si Chen, ishte ndaluar në pritje të një hetimi të mëtejshëm.

Shoferi ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me stafin e hotelit pak para incidentit. Debati ndodhi rreth laptopit të tij të humbur, për të cilin stafi më vonë tha se u gjet jashtë hotelit pasi ishte vjedhur. /Telegrafi/