Loh Lee Alik ka qenë duke e vizituar një kopsht zoologjik në Indonezi, kur është kafshuar keq nga një dragua komodo, sepse i shkoi shumë pranë.
Turisti 50-vjeçar ka marrë lëndime të konsiderueshme në këmbë dhe është nxjerrë përjashta i shtrirë, meqë kishte gjendje të rëndë fizike, transmeton Telegrafi.
E tëra ka ndodhur pasi nuk respektoi rregullat dhe u afrua pranë hardhucës gjigante, që të fotografohet me të.
Filmimi i postuar më poshtë, e tregon vetëm një pjesë të ngjarjes, pasi pjesa ku i pastrohet plaga ka pamje të rënda. /Telegrafi/
https://youtu.be/wuqcrSuh1MQ