Telegrafi

Vizitorët u tmerruan nga elefanti i uritur që hyri në restorant për marrë ushqim (Video)

Elefanti i uritur që hyri në një restorant në Yunnan të Kinës, tmerroi vizitorët që nisën të iknin në anë të ndryshme në mënyrë që ta shmangin takimin për të.

Njëjtë veproi edhe pronari i lokalit, i cili u ngjit në katin e dytë, kur kafsha gjigante hyri në kuzhinë që të merrte ushqim, derisa u largua duke lënë pas shumë dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk gjeti asgjë të përshtatshme për të ngrënë, elefanti u largua prej restorantit dhe nisi të bënte xhiro në rrugë.

Raportohet se ai e ka humbur orientimin dhe ka dalë prej vendbanimit të zakonshëm, duke u munduar që të gjente ushqim në një zonë urbane. /Telegrafi/