Noti i zakonshëm i pasdites në një hotel të Afrikës së Jugut, është kthyer në moment që do ta mbajnë mend gjatë tërë jetës.
Pranë vizitorëve ka shkuar një elefant, që ka dashur të freskohet duke pirë ujin nga pishina, transmeton Telegrafi.
“Erdhi për një pije, nuk qëndroi më gjatë, ishte i zënë”, shkruan përbri videos që tashmë është bërë virale.
Pamjet e shpërndara në internet, janë komentuar se ky përjetim është shumë i veçantë dhe spontan, duke e konsideruar më të mirë se notin me delfinët. /Telegrafi/
https://youtu.be/BdzdRjvbsYo