Një pamje e rëndë ka ndodhur në një kopsht zoologjik në kryeqytetin Tunizia – grupi i vizitorëve në mënyrë brutale ka sulmuar krokodilin dhe e ka goditur me gurë deri në vdekje.
Ngjarja ka ndodhur në kopshtin zoologjik Belvedere, i cili gjendet në njërin nga parqet më të mëdha në Tunizia, transmetojnë mediat lokale.
Në fotografitë, të cilat kanë vërshuar rrjetet sociale, mund të shihet krokodili i lënduar me një plagë të madhe në kokë, si dhe një grumbull gurësh me të cilët ishte goditur.
Krokodili ka ngordhur nga lëndimet e marra. /kp/
https://www.youtube.com/watch?v=Mt0N8AboW7Q