Derisa po drekonin në një restorant në Kinë, vizitorët u befasuan me një grup minjsh që provonin të hynin nën tavolinë.
Ata u ngritën në këmbë dhe përpiqeshin t’i largonin brejtësit, që lëviznin në rresht, transmeton Telegrafi.
“Invazioni i minjve, që janë shndërruar në shumëkëmbësh” si dhe “ikni njerëz, ky mund të jetë fundi”, janë dy prej komenteve për ngjarjen.
Në anën tjetër, njohësit kanë thënë se kjo skenë është e zakonshme, kur minjtë janë të vegjël dhe sapo kanë ardhur në jetë.
Për shkak se e kanë shikimin e dobësuar, ata kapen mes vete dhe shkojnë pas nënës, që i drejton për në hapësira të sigurta. /Telegrafi/
https://youtu.be/BSa6_X7i7p4