Site icon Telegrafi

Vizitore e rrallë, breshka 50 kg del në bregdetin e Durrësit

Një breshkë e rrallë ujore ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve në bregdetin e  Durrësit.

Breshka mbi 50 kg ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn.

Zakonisht, të tilla breshka nuk janë të pranishme në Adriatik.

Një ndër shkaqet që i detyron ato të dalin në breg është ndotja që i bëhet detit ose gjuetia ujore.

Përqendrimi i lartë i leshterikëve dhe algave të detit në këtë zonë, i bën breshkat të ngatërrojnë orientimin duke dalë në cekëtinë dhe të ngordhin./A2 CNN

Exit mobile version