Dubai është qyteti më i madh dhe më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Është një qytet global dhe qendra e biznesit në Lindjen e Mesme. Dubai ka tërhequr vëmendjen botërore me anë të projekteve të mëdha ndërtimore dhe ngjarjeve sportive, në veçanti përmes ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa.
Abu Dhabi është kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë qytet ndodhen zyrat federale të qeverisë, është selia e qeverisë së EBA, shtëpia e familjes së emirit të Abu Dhabit dhe presidentit të EBA. Zhvillimi i shpejtë dhe urbanizimi, së bashku me të hyrat e larta për popullatën, e ka transformuar këtë qytet në një metropol të madh dhe të avancuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë industrial, kulturor dhe tregtar.
Më poshtë jua sjellim atraksionet e shumta që mund t’i vizitoni në Dubai dhe Abu Dhabi vetëm përmes ofertave të Fibula Travel:
Duke filluar nga Pazari i Vjetër që në fakt paraqet edhe qytetin e vjetër të Dubait, si një treg me shumë dyqane me mallra dhe produkte interesante.
Shëtitjet me anije, vizitat e vilave luksoze e turneu nëpër qytet – shënojnë fillimin e një përjetimi të paharruar në këtë qytet të bukur.
Burj Al Arab
Burj Al Arab është një hotel luksoz që lokalizohet në Dubai. Është hoteli i tretë më i lartë në botë. Objekti i Burj Al Arab qëndron mbi një ishull artificial rreth 280 metra nga plazhi Jumeirah dhe është i lidhur me tokën përmes një ure. Forma e objektit është planifikuar për t’i ngjarë lundrimit të anijes. Në afërsi të kulmit ka një zonë për aterrimin e helikopterëve në lartësi prej 210 metra nga toka.
Palm Islands
Palm Islands janë tre ishuj artificialë, Palm Jumeirah, Deira Island dhe Palm Jebel Ali, në Dubai. Krijimi i ishujve filloi në vitin 2001, ndërsa pas dhjetë vitesh (2011) u kompletua Palm Jumeirah. Pasi të kompletohet në tërësi, të gjithë ishujt do të përmbajnë një numër të qendrave rezidente dhe të argëtimit, dhe do të shtojë në mazë të madhe numrin e plazheve jopublike të Dubait.
Në Palm Jumeirah lokalizohet hoteli Atlantis The Palm, i cili ka qenë resorti i parë i ndërtuar në ishull dhe është i bazuar në mitin e Atlantisit, por përfshin edhe elemente arabe.
Dubai Marina
Dubai Marina është një qark në Dubai, gjegjësisht një kanal artificial, i cili kur të kompletohet i tëri do të akomodojë 120.000 njerëz në kullat rezidente dhe vilat. Është i vendosur ndërmjet Jebel Ali Port dhe zonës ku ndodhet Dubai Media City dhe Universiteti Amerikan. Dubai Marina është frymëzuar nga zhvillimi i Concord Pacific Place dhe False Creek në Vancouver të Kanadasë.
Darka në anije dhe në vende ekzotike, atraksioni i Safarit që rrit nivelin e adrenalinës, janë të tjera përjetime që nuk do t’i harroni.
Xhamia e Madhe e Sheikh Zayed në Abu Dhabi
Xhamia e Madhe e Sheikh Zayed ndodhet në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Është xhamia më e madhe në EBA dhe vendi kyç për lutjet ditore të besimtarëve, për xhumatë dhe Bajramin. Gjatë festave islame mund të vizitohet deri në 41.000 njerëz. Nuk ka dyshim se është një prej atraksioneve më të mëdha të këtij vendi.
Burj Khalifa
Burj Khalifa është një rrokaqiell në Dubai me një lartësi prej 829.8 metrash dhe është ndërtesa më e larta në botë. Pa kurrfarë dyshimi është një prej atraksioneve më të mëdha botërore. Fillimisht u quajt Burj Dubai, mirëpo më pas u riemërua për nder të sheikut të Abu Dhabit dhe presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed Al Nahyan, që i ndihmoi Dubait për t’i paguar borxhet.
Shatërvani i Dubait, Dubai Mall, Souk Madinat Jumeirah, Dubai Aquarium, plazhi JBR e Ferrari World, janë vetëm disa prej atraksioneve tjera të shumta që mund t’i vizitoni në Emiratet e Bashkuara Arabe përmes ofertave të Fibula Travel. /Telegrafi/
Për më shumë informacione:
Fibula Travel Agency – Prishtinë
Nëna Terezë 45/1 (0.59 mi), Prishtina 10000
Tel: 038 242 526
Ueb: www.fibula-ks.com