Hetuesit e aktiviteteve paranormale kanë kapur atë që ata besojnë se është një “fytyrë pa trup” në një fotografi të bërë në një ndërtesë të braktisur.
Grupi po eksploronte një ndërtesë në një ishull në Co Galway të Irlandës kur “pamja drithëruese” u shfaq në kamerë.
Kjo vije pas disa ndodhive të frikshme brenda ndërtesës në një hetim të mëparshëm, ndodh që shtynë grupin që të rikthehet dhe të dokumentojnë provat e tyre, transmeton Telegrafi.
Ekipi i Paranormal Supernatural Investigation Ireland (PSII) frekuentojnë ndërtesa të frikshme dhe lokacione që thuhet se janë të “pushtuara nga shpirtrat” për të gjetur përgjigje për pyetjen që vazhdon të bëhet: “A ekzistojnë fantazmat?, raporton The Mirror.
Gjatë javës grupi e vizitoi për eksplorim Ishullin Inchagoill në Lough Corrib të Co Galway pasi që herën e kaluar kishin përjetuar “gjëra të pashpjegueshme”.
Nëntë pjesëtar të ekipit shkuan që të vazhdojnë hetimin, i cili ishte i fokusuar në rrënojat e një shtëpie të vjetër.
Skica e asaj që grupi beson se është fytyra e një plaku mund të shihet duke “përgjuar” pas njërës nga anëtaret e ekipit, e cila qëndron afër derës.
Gruaja i tha grupi se ajo po ndihej e shqetësuar dhe e frikësuar, dhe se ishte tmerruar kur ajo e kishte parë fotografinë e cila ishte bërë me një kamerë të specializuar, e cila zakonisht përdoret në hetimet e aktiviteteve paranormale. /Telegrafi/