Telegrafi

Vizitojnë varrezat natën, thonë se fantazmat ekzistojnë (Foto)

Një grup të rinjsh nga Australia, të cilët prej kohësh janë fokusuar për të provuar se fantazmat ekzistojnë, pretendojnë se kjo foto është prova e pakundërshtueshme.

Ata ndodheshin në varrezat e një kishe 175-vjeçare kur dëgjuan një zhurmë të çuditshme.

Pasi shkrepën disa foto, të rinjtë vunë re diçka jo normale në njërën prej tyre, që besojnë se është një vizitor nga jeta e përtejme, shkruan tvklan.

Kisha në fjalë ndodhet në perëndim të Sidneit dhe u ndërtua në vitin 1841.Ajo u shkatërrua nga zjarri në 1989-n dhe prej shumë kohësh besohet se është e pushtuar nga shpirtrat.