Telegrafi

Vizitoi 152 vende, fitoi shumë para dhe gjeti të dashur (Foto)

Dhe kjo nuk është e gjitha. Mrekullia është se gjatë rrugëtimit të tij, përveçse është bërë milioner, ai ka gjetur edhe një të dashur shumë tërheqëse, transmeton Telegrafi.

Johnny Ward ishte rritur nga një nënë në Irlandën Veriore, dhe bënte çmos për të parë botën, pavarësisht se i mungonin financat.

I vendosur që paratë të mos e ndalojnë në realizimin e ëndrrës së tij, ai ka arritur që të eksplorojë 152 vende dhe të fitojë rreth një milion dollarë në tri vitet e fundit – të gjitha vetëm nëpërmjet laptopit të tij.

Pasi ishte diplomuar në Fakultetin Ekonomik në një Universitet në Angli në vitin 2006 ai kishte arritur të kalojë një kohë në një kamp me fëmijë me nevoja të veçanta në SHBA – ku përveç parave kishte arritur të fitojë para së bashku me një biletë vajtje-ardhje për në Tajlandë.

Pasi kishte mësuar se si një “bloger udhëtimesh” kishte fituar rreth 2000 funte për një muaj, ai ishte nxitur në krijimin e diçkaje të tillë nga vetë ai, edhe pse nuk kishte përvojë në teknologji, transmeton Telegrafi.

Për mediat britanike ai ka thënë se: Njohuritë e mia për teknologjinë ishin si të gjyshes sime, kështu që mu desh shumë kohë për të mësuar.

Shumë shpejt ai filloi të fitonte rreth 4000 funte në muaj, shifra të cilat filluan të rriten shumë shpejt. /Telegrafi/