I njohur vetëm si Jay, një burrë është parë duke lënë vizitkarta, në të cilat është e kapur edhe një qese me pak marihuanë.
Në kartelën e bardhë shkruan numri i telefonit dhe është vizatuar një motoçikletë, që tregon se ai e sjellë sasinë aty ku dëshiron klienti.
Këto vizitkarta, ai i ka lënë nëpër parqe dhe objekte ku zakonisht banojnë studentët.
Policia e ka konfirmuar rastin dhe tashmë është vënë në ndjekje të tij. /Telegrafi/