Site icon Telegrafi

Vizitën e Thaçit, deputetja kanadeze e konsideron vazhdim të miqësisë ndërmjet dy shteteve

Deputetja e Parlamentit Kanadez, Anita Vandenbeld vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kanada, e konsideron vazhdim të miqësisë të fuqishme ndërmjet dy shteteve.

Ajo ka takuar presidentin Thaçi gjatë vizitës që po zhvillon në Kanada, e cila në një shkrim të publikuar në Facebook ka kujtuar se para 10 viteve ka shërbyer në Kosovë në misionet e UNMIK-ut dhe OSBE-së.

Anita njofton se së bashku me presidentin Thaçi dhe deputetët e Grupit të Miqësisë Parlamentare Kanada-Kosovë, vizituan Monumentin e Paqes së Kanadasë në Otava.

Ajo thotë se takimi me presidentin Thaçi ishte shumë prekës, i cili e ka falënderuar Kanadanë që e ka njohur republikën e Kosovës, për misionin paqeruajtës të Kanadasë në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version