Site icon Telegrafi

Vizitë tek Hidrodrini – nxënësit e Pejës mësojnë nga afër si pastrohet uji i ndotur

Nxënësit e Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë kanë zhvilluar një vizitë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave, ku u njohën nga afër me proceset e pastrimit të ujërave të ndotura dhe rëndësinë e tyre për mjedisin.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e KRU “Hidrodrini” theksuan nevojën për kujdes ndaj kanalizimeve dhe impaktin që ka menaxhimi i duhur i ujërave në një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm.

Nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga ekspertët mbi teknologjitë dhe sfidat e trajtimit të ujërave, duke u ndërgjegjësuar për rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore./Telegrafi/

Exit mobile version