Site icon Telegrafi

Vizitë studimore në Trentino të Italisë

Shkëmbimi i praktikave në mes Parqeve Nacional Bjeshkët e Nemuna, Prokletije dhe Parqeve Nacionale të Provincës së Trentos.

Në kuadër të programit ndërkufitar Kosovë – Mal të Zi, me datë 26 qershor deri 2 korrik në Trentino të Italisë, realizohet pjesa e III-të e trajnimit profesional dhe vizitës studimore me qëllim të krahasimit të praktivave me të mira të Rrjeteve Ekologjike dhe Edukimit Ambiental për të promovuar, jo vetëm mbrojtjën e ambientit dhe biodiversitetit, por edhe krijimin e raporteve mes njerëzve dhe natyrës në përgjithësi.

Aktivitete të cilat janë të parapara në projekti BorN – Borderless Nature. Biodiversity Protection and Development of Prokletije and Bjeshkët e Nemuna Natural Parks, parashohin disa vizita në parqet natyrore të Trentinos dhe moment formative të udhëhequra nga ekspertët e Albatros Srl.

BorN është një projekt i BE-së i menaxhuar nga zyrja e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e implementuar nga Trentino con il Kossovo, Agjencioni Kosovar për Mbrojtjën e Ambientit dhe komuna e Plavës në Mal te Zi, me mbështetje profesionale nga Associazione Trentino con i Balcani Onlus dhe Albatros Srl.

Në vizitën studimore në Trento marrin pjesë një grupi prej 18 personave, nga Kosova dhe Mali i Zi, prej të cilëve bëjnë pjesë përfaqësuesit e Agjencionit Kosovar për Mbrojten e Mjedisit, Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna dhe Prokletije, përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave të ndryshme ambientale.

Exit mobile version