Telegrafi

Vizitë dyditore e ministrit Dimitrov në Gjermani, takim me homologun gjerman Heiko Maas

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPJ, Dimitrov do të realizojë takim me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, i cili e ka marë detyrën gjatë muajit mars të këtij viti.

Gjatë kohës së vizitës dyditore në Gjermani, Dimitrov do të realizojë takime me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares gjermane, Jan Hecker dhe do të realizojë vizitë edhe në Parlamentin gjerman – Bundestag, ku do të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane./Telegrafi/