Telegrafi

Vizita që mjekët e një spitali në Indi nuk kishin pritur se do t’ju ndodhë, elefantët “bredhin” brenda dhomave dhe korridoreve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një spitali në Indi, ku disa elefantë janë parë duke “bredhur” korridoreve të këtij spitali.

Videoja që është bërë virale, shfaq tri kafshët gjigante brenda spitalit ushtarak Binnaguri në pjesën perëndimore të Bengalit, transmeton Telegrafi.

Në video njëri nga elefantët hap dyert e dhomave, derisa disa tjerë bredhin nëpër korridore.

E kjo ka bërë që në llogari të mjekëve të këtij spitali të shpërthejnë shakatë.

Disa pretendojnë se një vizitë të tillë, mjekët e këtij spitali kurrë nuk e kishin pritur. /Telegrafi/