Site icon Telegrafi

Vizita në ‘striptiz club’ gati sa nuk e la pa dhëmbë

Jake Quagliaroli (34 vjeçar) thotë se ishte duke shikuar performancën në PT’s Showclub në Lawrence kur e goditi një këpucë drejtë e në buzë të cilën striptizerja e zbathi nga këmba, shkruan “TheIndyChannel.com”.

“E goditi këpuca me take të fortë dhe shtresë të trashë. Pas goditjes i doli gjak nga buza”, tha avokati i tij. Po ashtu ai tha se klienti i tij nuk e kishte menduar kurrë se vizita në një klub striptizi mund të ishte aq e rrezikshme dhe e shtrenjtë për të.

“Kontrolli tek dentisti është shumë i shtrenjtë. I kanë vënë mbrojtëse për dhëmbë, por stomatologu thotë se kjo është vetëm e përkohshme pasi me siguri duhet t’i nxjerrë nervat e dhëmbëve”.

Quagliaroli dhe avokati i tij kërkojnë nga klubi i striptizit që të mbulojë shpenzimet e mjekut, pasi ka pësuar lëndime trupore nga pakujdesia e tyre. Askush nga klubi i striptizit nuk dëshiroi ta komentojë këtë rast. /Telegrafi/
 

Exit mobile version