Telegrafi

Vizita në restorant nuk i la shije të mirë, në pjatë gjeti edhe zemrën e papërpunuar të pulës (Foto)

Vizitori i një restoranti në Melbourne të Australisë, ka mbetur me shije jo të mirë, pasi në pjatë i shërbyen edhe zemrën e papërpunuar të pulës.

Adoleshenti 21-vjeçar, e ka nxjerrë nga goja kafshatën me mishin e ‘rrëshqitshëm dhe të pabërë’, transmeton Telegrafi.

“Dukej njejtë si mishrat tjera në pjatë, por nga brenda ishte sikur i gjallë. Nuk këputej, më ngjalli neveri”, ka thënë ai.

Zemra e pulës që e gjeti në pjatë

Madje, as që e ka ditur se është zemra, por këtë e kuptoi prej komentuesve në fotografinë që e postoi në rrjetet sociale.

Menaxheri i restorantit i ka kërkuar falje dhe i ofroi dëmshpërblim, ndërsa pranoi se nganjëherë ndodhë që në pjatë të përfundojnë edhe pjesët e brendshme të pulave. /Telegrafi/