Telegrafi

“Mikpritje vëllazërore” – vizita e Ramës në Turqi, fotografi nga takimi me Erdoganin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi, ndërkaq gjatë vizitës atje ai është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë këtij takimi mes qeverive të dy vendeve janë firmosur edhe një sërë marrëveshjesh.

Ndërkaq, sot kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook fotografi të takimit me presidentin Erdogan.

“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e mikpritjes vëllazërore në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë…”, shkruan Rama. /Telegrafi/