Telegrafi

Vizita e parë në 30 vjet e kryetarit iranian në Egjipt

Edhe pse është vizita e parë në dekada, Mohammed Kamel Amr përshkroi vizitën e Ahmadinejadit si rutinë, pasi ai do të marrë pjesë në një samit të Organizatës së Konferencës Islamike në Kajro, raporton AP.

Raportet thonë se presidenti i shumicës shiite në Iran, mund të takohet me klerikun e lartë sunit të Egjiptit, Sheikh Ahmed al-Tayeb, në universitetin Al-Azhar.

Ahmadinejad kryeson delegacionin iranian në samitin e Kajros të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që fillon të mërkurën.

Që nga fillimi i revolucionit të 2011-së, që rrëzoi liderin egjiptian Hosni Mubarak, Irani ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin.

Lidhjet mes pushteteve rajonale janë shkëputur pas Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979. /Telegrafi/