Një ditë pasi komisioni Ad Hoc i presidentes me ekspert ndërkombëtar, publikoi raportin në të cilin nuk është gjetur asnjë shkelje gjatë shënjimit të vijës kufitare më Malin e zi, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar komunën e Pejës dhe bizneset e kësaj zone për të cilën opozita pretendon të jenë humbur mbi 8000 mijë hektarë tokë.
Ndonëse u mohua nga Kryeministri Mustafa qe në takimin me kryetarin e komunës se Pejës të kenë biseduar për çështjen e demarkacionit, i pari i Ekzekutivit tha se edhe një herë është dëshmuar puna profesionale e komisionit ndër shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e zi.
Mustafa tha se kjo çështje nuk do të kalojë në Kuvend pa një pajtueshmëri mes palëve duke shtuar se për këtë nuk nevojitet arbitrazh ndërkombëtar.