Telegrafi

Vizita e Erdoganit në Sarajevë, i moshuari pyet gazetaren: “Çfarë po ndodh këtu?”

Gjatë pritjes së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në “Baščaršija”, një i moshuar me gjasë ishte “kapur në befasi”, kur vërejti se aty ishin mbledhur shumë njerëz.

Kjo, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, u vërtetua edhe nga reagimi i tij gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt, kur i moshuari pyeti: “Çfarë saktësisht po ndodh këtu?”.

Pasi mori përgjigjen se bëhej fjalë për vizitën e Erdoganit, ky qytetar deklaroi: “Më vjen mirë që na vizitoi, le t’ia kthejmë edhe ne atij”.

Dhe reagimi i tij provokoi komente të shumta në rrjetet sociale.

Kujtojmë, Erdogan eci nëpër “Baščaršija” gjatë rrugës për në xhami ku kreu namazin e Xhumasë, lutja më e rëndësishme që falet çdo të premte në mesditë.

Nga aty, vizita e Erdoganit në Sarajevë, përveç asaj zyrtare, ka edhe një dimension privat. Gjegjësisht, ai do të jetë mysafir në dasmën e vajzës së udhëheqësit boshnjak Bakir Izetbegoviq. /Telegrafi/