Site icon Telegrafi

Vizita e Clinton në Shqipëri, ambasada e SHBA-së: Moment domethënës në miqësinë mes dy vendeve tona

Ambasada amerikane ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e vizitës së ish-Presidentit Bill Clinton në Shqipëri. Në një deklaratë të shkurtër thuhet se vizita e parë e ish-Presidentit Clinton është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve tona.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada amerikane.

Selia e diplomacisë amerikane në Tiranë ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shfaqet Clinton bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe zv/ambasadorin Demian Smith.

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton nisi këtë të hënë vizitën 2-ditore në Tiranë, pas ftesës së Kryeministrit Edi Rama në kuadër të festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version