Telegrafi

Vizita e Babadimrit sjell gëzim në një fshat të ftohtë në Inupiat të Alaskës

Edhe pse moti jashtë ishte i frikshëm, nxënësit në pjesën veriore të Alaska Inupiat që i përkasin komunitetit Nuiqsut u gëzuan aq shumë nga vizita e Babadimrit sa që i luftuan erërat e të ftohtit të madh vetëm për ta parë atë duke ateruar në pistën e mbuluar nga bora.

Kishte ardhur përsëri koha për operacionin Santa Claus në Alaska, dhe në Nuiqsut, në fshatin pa rrugë ku banojnë rreth 460 banorëve në Shpatin Verior të Alaskës, temperaturat kanë zbritur, por që fëmijët u ngrohën shpejtë.

Santa e la Rudolfin në shtëpi për të bërë një udhëtim me një aeroplan ngarkesash të Gardës Kombëtare të Alaskës për në Nuiqsut, vetëm 50 kilometra (30 milje) në jug të Oqeanit Arktik, shkruan AP, transmeton Telegrafi.

“Disa nga ta dolën përpara dhe po kërcenin nga gëzimi kur e panë aeroplanin duke ardhur”, tha drejtori i Trapper School, Lee Karasiewicz, teksa ai i vëzhgonte nxënësit të cilët e kishin privilegjin të vizitoheshin para Krishtlindjeve nga Babadimri.

“Kur ata e panë madhësinë e aeroplanit, ata e kuptuan menjëherë se kush gjendej brenda atij aeroplani”, shtoi Karasiewicz, duke përshkruar momentin kur nxënësit e panë aeroplanin duke ateruar.

Kur Babadimri dhe zonja Claus zbriten nga aeroplani, disa nga fëmijët shkuan me vrap për t’i përshëndetur ata duke u dhuruar përqafime, teksa prindërit e tyre i fotografonin ata. /Telegrafi/