Site icon Telegrafi

‘Vizioni i Maqedonisë për biçikleta’

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, shoqata ”Natoçak” në qytetet e Shkupit, Manastirit, Tetovës, Gostivarit, Prilepit, Strumicës dhe Shtipit, u ka dërguar një dokument, partive politike në lidhje me çështjen e shfrytëzimit të biçikletave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë dokument thuhet se pas analizës së programeve politike për zgjedhjet e këtij viti, arrihet në konkludim se çiklizmi urban, thuajse tërësisht është lënë anash programeve të partive politike.

Sipas këtyre shoqatave, biçikleta është përdorur vetëm në programet sportive, rekreative dhe turizëm, ndërkaq thonë se kësaj çështje duhet t’i qasemi seriozisht dhe të vihet në kategorinë e transportit.

Dokukenti i quajtur ”Vizioni për Maqedoninë në biçikleta”, u është dërguar të gjitha partive pjesëmarrëse në zgjedhje, ndërkaq mund ta gjeni në vegzën këtu./Telegrafi/

Exit mobile version