Pioneri ID.3 i Volkswagen ka arritur në vendin tonë. Kjo makinë është simbol i epokës së re për Volkswagen. ID.3 e zgjeron ofertën e Volkswagen si modeli i parë i gjeneratës së re të makinave elektrike – me emetim zero, efikasitet të jashtëzakonshëm dhe lidhshmëri të plotë. Në të njëjtën kohë, ID.3 reflekton ribrendim të Volkswagen, që qartë e thekson vizionin për të ardhmen elektrike.
ID.3 është makinë gjithpërfshirëse, i përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Ai është kompakt dhe si i tillë, ofron karakteristika për manovrim të makinës së vogël, me hapësirë në brendësi si makinë e madhe. Ai kombinon dizajn të jashtëzakonshëm me teknologjinë inovative.
ID.3 nga Volkswagen hap epokë të re të makinave. Ky është modeli i parë nga seria ID e makinave, që karakterizohet me zero emetim të grimcave të dëmshme, dinamikë impresive në ngasje, që është karakteristikë për makinat elektrike dhe lidhshmëri të plotë. Sikur të gjitha ID modelet e ardhshme, ID.3 bazohet në matricën modulare për ngasje elektrike (MEB), që është e dizajnuar për sistem ngasës elektrik pa kompromis.
ID.3 e shfrytëzon gjuhën e dizajnit, që e bën menjëherë të duket se është makinë me emetim zero. E bërë për të ardhme elektrike, sjell cilësi të re të dizajnit në kategorinë e makinave kompakte. Me ID.3 Voklswagen lëviz drejt të ardhmes. Stil natyral dhe përvojë absolute për shoferin, tregojnë mënyrën e re elektrike të makinave.
Brendësia është gjithashtu revolucionare. Baza e rrotave të gjata të platformës MEB, e kombinuar me dalje shumë të shkurtra, rezulton në një të brendshme të gjerë të automjetit. ID.3 përcakton standarde të reja në klasën kompakte. Elementet dixhitale, të ridizenjuara plotësisht dhe kontrollet e ekranit sigurojnë që çdo shofer do të gjejë rrugën e tij në ID.3.
Të gjithë kontrollet – përfshirë ato në timonin shumëfunksional – përdoren me prekje. Vetëm dritaret elektrike dhe dritat paralajmëruese të rrezikut ende punojnë me ndërprerës. Kjo plotësohet me kontroll inteligjent me të folur natyral. Falë App Connect, ID.3 mund të lidhet me smartphone-in tuaj për disa sekonda.
Nga vetë fillimi i shitjes, ID.3 ofrohet me tre opsione për madhësinë e baterisë. Varianti bazë ka vlerë energjetike prej 45 kWh dhe mundëson ngasje deri 330 kilometra (sipas WLTP). Më pas është varianti i baterisë me 58 kWh, që mundëson ID.3 të arrijë deri 420 kilometra. Kurse bateria më e madhe është 77 kWh, me të cilën mund të vozitet deri 550 kilometra. Falë mundësisë për mbushje të shpejtë, ID.3 mund të mbushet për ngasje prej 290 kilometrave në afat prej 30 minutave, duke përdorur mundësinë për mbushje prej 100 kW.
Bateritë janë të vendosura poshtë. Ky pozicionim ka efekt pozitiv mbi dinamikën e ngasjes, pasi e vendos qendrën e gravitetit lartë. ID.3 karakterizohet me distribuim optimal të peshës, në mes boshtit të pasëm dhe të përparmë.
Njihuni me ID.3 e ri nga afër, në sallonin më të afërt të Volkswagen.