Telegrafi

Vizio prezanton linjën e re të 4K TV

Arsyeja kryesore për këtë është sepse shumica televizorëve në cilësinë 4K kushtojnë më shumë se sa që shumica e njerëzve janë të gatshëm të shpenzojnë në një televizor të ri.

Megjithatë, në treg ka edhe kompani të cilat duan ta bëjnë këtë teknologji më të përballueshme. Vizio është njëra prej tyre.
Kompania ka prezantuar linjën e televizorëve të saj të 2015 të cilët vijnë me teknologjinë 4K, dhe që fillojnë me çmime prej vetëm 600 dollarë.

Dhe ky është një çmim më i ulët sesa ai që ju do të paguani për një televizor Full HD LED TV nga kompanitë si Sony dhe Samsung.

Seria M e Vizio sjell televizorë me ekrane prej 43 deri në 80 inç. Të gjitha modelet janë në ndriçim LED në pjesën e pasme, Spatial Scaling Engine që shfaq përmbajtje të përafërt me 4K, bashkë me ndërfaqen Smart.

Në Vizio V6 është edhe procesori 6-core dhe brezi dual-band 802.11ac Wi-Fi. Modeli 43-inç fillon prej 599,99 dollarëve dhe modeli më i madh, me 80-inç kushton 3.999,99. Këto çmimet janë më të lira se shumica e opsioneve të televizorëve me 4K për momentin. (Telegrafi)