Telegrafi

Vizer shpall Majlindën më të mirën në botë

Kjo u shpall sot, me rastin e vizitës në Kosovë të presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marcus Vizer, nesër do ta vizitojë Kosovën.

Ai ka realizuar takime të shumta në vendin tonë, duke filluar në Komitetin Olimpik të Kosovës, por edhe në institucionet e vendit tonë, që u mbyll me një konferencë shtypi ku u konfirmua edhe shpallja e Majlindës si më e mira.

Lajmin qysh dje e kishte zbuluar edhe trajner i saj, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook.

Së bashku me epitetin e më të mirës, Majlindës iu nda edhe çeku prej 50 mijë dollarësh. /Telegrafi/