Telegrafi

Vizë amerikane për 10 mijë euro, konsulenti falsifikonte formularët me të dhëna të rreme

Foto: Ilustrim

Shtetasi Renato Nasto është konsulent i cili gjente klientë shqiptarë dhe u merrte nga 10 mijë euro pasi pajiseshin me vizë amerikane.

Nasto së bashku me katër persona të tjerë, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri, u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, Eduart Gjinin, për mashtrim dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’, raporton Top Channel.

Lexo po ashtu Mashtrimi me vizat amerikane, reagon Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Nasto ka hapur një profil në Instagram “visa amerikane insider” me mbi 11.5 ndjekës, ku jepej siguri 100% për t’u pajisur me vizë.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, Nasto i ndihmonte ata që të falsifikonin formularët online të aplikimit për vizë, duke i plotësuar me të dhëna të rreme në mënyrë që të dilnin fitues. Ai i shoqëronte edhe gjatë intervistimit në konsullatë, ku i orientonte se si të përgjigjeshin. /Telegrafi/