Site icon Telegrafi

Vizbardha 3D në rrugët e Shkupit, kërkohet më shumë përgjegjësi në komunikacion (Foto)

Bashkia e Shkupit njofton se ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe rrugica” këto ditë kanë vazhduar me realizimin e projektit për shënimin e vizbardhave tre dimensionale, me qëllim që siç thonë, të qetësohet komunikacioni.

Vizbardhat 3D janë vendosur në rrugët “Boris Sarafov” në Komunën e Gjorçe Petrovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto kalime për këmbësorë krijojnë një iluzion optik që shtynë drejtuesit e makinave për të zvogëluar shpejtësinë e automjeteve. Brenda këtij pilot projekti të Ndërmarrjes Publike, vizbardha 3D janë shënuar edhe në rrugën “Samoilova” pranë Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe në periudhën tjetër do të regjistrohen vende të tjera në të gjithë qytetin të cilat janë përcaktuar si pika të zeza”, thonë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/

 

Exit mobile version