Telegrafi

Vizatoi dhelprën mbi liqenin e ngrirë, finlandezi shfaq veprën artistike në një hapësirë prej 100 metra

Një arkitekt në jug të Finlandës është rikthyer në një liqen të ngrirë, për ta vizatuar një kafshë në akull e këtë po e bënë për të gjashtin vit me radhë – ku kësaj radhe “vepra e artit” ishte një dhelpër, e përmes këtij vizatimi pretendon t’i bëjë më të lumtur njerëzit dhe t’i inkurajojë të merren më shumë me alpinizëm.

Gjatë 4 dhjetorit, Pasi Widgren, vizatoi dhelprën në një hapësirë të akullt prej afro 100 metra në liqenin Pitkajarvi në veri të Helsinkit, transmeton Telegrafi.

Vite më parë ai përdori lopatën për ta gërryer akullin dhe të vizatojë ariun, hutin dhe kafshë tjera – e të gjitha i bëri në njëjtin liqen të ngrirë.

Kjo praktikë i erdhi në mendje në vitin 2014 derisa po qëndronte në shtëpinë e tij në një fshat jo larg Lahti, qytezë me 120 mijë banorë. /Telegrafi/