Babai i zgjuar nga Japonia, vizatoi binarët në bluzë dhe sa herë që djali tij luan me tren, ai përjeton masazh në shpinë.
Ken Kawamoto e ka dizajnuar këtë bluzë, që në shikim të parë duket shumë normale, por nëse treni lodër kalon si duhet, do ia relaksojë muskujt në pjesët kryesore, transmeton Telegrafi.
“Më duhet të kaloi kohë të gjatë ulur, derisa punoj në lapton dhe një ditë, i biri im erdhi të luante me tren në shpinën time. Përjetova lehtësi shumë të madhe” ka shpjeguar Kawamoto.
Për këtë arsye, vendosi t’i vizatonte binarët dhe ta krijojë këtë si lojë, të cilën kërkon ta luajë me të birin, sa herë që i lodhet shpina.
Shikuesit e ngjarjes, e konsideruan s veprim shumë të menqur, ndërsa pyetën se si t’i bëjnë dhe fëmijët e tyre që të binden në këtë formë. /Telegrafi/