Telegrafi

Vizatimin në mur e ngatërron me ndonjë rival, lehë sa herë që i shkon pranë (Video)

Richard Millar është pronari i qenit Bugsy, që e ka problem qenin e vizatuar në murin e një rruge në Abergavenny të Wales.

Qeni dyvjeçar i kundërvihet ilustrimit, sa herë që i shkon pranë, duke e ngatërruar me ndonjë rival të mundshëm, transmeton Telegrafi.

“Sa herë që shkojnë në kafene dhe duhet të kalojmë këtu, ndalon për t’i lehur që ta mbajë larg” ka shkruar Millar lidhur me rastin.

Meqenëse ky qen është mjaft i zgjuar, është shumë i çuditshëm fakti, që nuk po e dallon ende se nuk është rival i vërtetë. /Telegrafi/