Site icon Telegrafi

Vizatimi më i madh në botë në sipërfaqe prej 20 kilometrash katrorë

Artisti 49-vjeçar i kësaj vepre të pazakontë kaloi 15 ditë në liqenin e Siberisë, duke vizatuar rrathë në liqenin e ngrirë. Denevan dhe ekipi i tij jetuan në sipërfaqen e liqenit në “kasollen lëvizëse në formë tende”, shkruan “Daily Mail”.

Për vizatimin e rrathëve janë shfrytëzuar lopatat dhe kazmat. Në fillim Denevan i vizatoi rrathët në letër, kështu që ekipi i tij vizatimin e hedhin në akull me ndihmën e shkopit dhe biçikletës.

“Ky është vizatimi më i madh në botë dhe me të kam mundur ta mposht vetveten. Vepra ime paraprake të cilën e kam vizatuar në shkretëtirën e Nevadas ka qenë shumë e ngjashme, por rrethi më i madh kishte diametrin 14 kilometra”, tha artisti.

“Më e keqja e tërë kësaj kanë qenë kushtet e këqija atmosferike, lufta kundër dimrit, erës dhe problemeve logjistike. Kushtet vërtetë kanë qenë të tmerrshme, por kjo është vepër e mrekullueshme arti dhe unë jam shumë krenar që kam arritur ta krijoj”, tha Denevan. /Telegrafi/

Exit mobile version