Telegrafi

Vizatimet “tredimensionale” që duket sikur dalin nga sipërfaqja e rrafshët (Foto)

Ilustruesi rus Stefan Pabst, që jeton në Gjermani, bën punime që krijojnë mashtrime optike, të cilat duken sikur dalin nga sipërfaqja e rrafshët.

Me anë të brushës dhe ngjyrave të vajit, ai vizaton objekte me teknikën franceze ‘trompe l’oeil’, që nënkupton mashtro syrin, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, Pabst krijon vepra që duken sikur merimanga dhe gjarpinj që lëvizin në letër, e deri te djaloshi që kërcen i gëzuar. Nuk mungojnë aty as objekte si Kulla e Ajfelit, maska, vegla pune, si dhe gota me ujë që duket se mund të pihet.

Në fotografitë e postuara më poshtë janë disa nga punimet e tij që do të përmblidhen në një libër. /Telegrafi/