Në një shtëpi publike që ndodhet në Pompei, janë gjetur vizatimet erotike që tregojnë për jetën seksuale të romakëve të lashtë.
Ky vend i quajtur ‘Lupunar of Pompeii’ ka qenë vendtakim i të pasurve, derisa është rrënuar gjithçka nga hiri vullkanik, në vitin 79 pas Lindjes së Krishtit, transmeton Telegrafi.
Muret e këtij lokali kanë qenë të mbuluara me ilustrime, që përshkruajnë grupin dhe pozitat e marrëdhënieve seksuale.
Hulumtuesit besojnë se në këtë formë, punëtorët i ofronin shërbime klientëve, derisa ata zgjidhnin se në çfarë forme i duan kënaqësitë seksuale.
Ky vend që ishte në qendër të një grupi të lokaleve që sot do njiheshin si ‘distrikt i dritave të kuqe’, ishte zbuluar gjatë shekullit të 19-të, por është mbyllur dhe është hapur vetëm para pak kohe.
“Ka shumë materialë dhe ka mundësi të mëdha për hulumtim. Nuk është vetëm e rëndësishme për arkeologëve, por mund të shfrytëzohet nga specialistët që merren me zhvillimet e marrëdhënieve seksuale”, ka thënë Kelly Olson, që është në krye të hulumtimit. /Telegrafi/