Site icon Telegrafi

Vizat, problemi kryesorë për shtimin e turizmit Iran-Maqedonia e Veriut

Regjimi i vizave dhe njohja e pamjaftueshme me kapacitetet turistike janë pengesat kryesore të numrit të pakënaqshëm të vizitave turistike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Iranit.

Husein Kerim, Ambasador i Iranit, prezantoi potencialin turistik të Iranit, ku theksoi se është në funksion të nxitjes së interesimit për rritjen e bashkëpunimit turistik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kerim tha se gjashtë deri tetë milionë iranianë dalin për turizëm nëpër botë dhe një përqind po erdhi në Maqedoni do të ishte e kënaqshme, duke u shprehur se është i gatshëm që të ofrojë lehtësime për viza turistike.

Operatorët turistik e cekën çështjen e vizave si problem kryesorë për vendosjen e bashkëpunimit turistik më të fuqishëm, duke e krahasuar Iranin me Kinën.

Kasam Shaqiri nga Oda e turizmit të Maqedonisë tha se shpreson që ky takim i parë të ndihmojë në njohjen më të mirë të ofertave turistike dhe për realizim të bashkëpunimeve./Telegrafi/

Exit mobile version