Telegrafi

Vivo Xplay 3S, fableti më i mirë në treg?

Rezolucioni masiv me 2K nuk është karakteristika e vetme e avancuar e këtij fableti, pasi që Vivo Xplay 3S posedon edhe specifika tjera të avancuara, duke përfshirë procesorin quad-core Snapdragon 800 me 2.3Ghz me Adreno 330 GPU dhe 3GB RAM.

Karakteristikat tjera të këtij fableti përfshijnë edhe 32GB memorie të brendshme me mundësinë e zgjerimit përmes portin për kartelën microSD, baterinë me 3,200 mAh, mbështetjen për TD-LTE dhe FDD-LTE, skaner të gjurmëve të gishtit në anën e pasmedhe ndërfaqen e Vivo’së, Android ROM të njohur si Funtouch OS.

Për më shumë, Vivo ka future edhe teknologjinë ESS Technology ES9018 konvertuesin “digital-to-audio”, amplifikatorin e Texas Instruments OPA2604 dhe dëgjueset DTS Headphone:X për efektin sorround 7.1 apo 11.1.

Në pjesën e pasme, fableti posedon edhe kamerën me 13MP me lensin f/1.8 për foto dhe video cilësore, ndërsa Vivo Xplay 3S gjithashtu posedon edhe kamerën e përparme me 5MP. / Telegrafi /