Gjatë vitit të kaluar janë organizuar 575 ekspozita të artit figurativ, dhe në krahasim me vitin paraprak numri është zvogëluar për dy për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Në këtë periudhë për 1,9 për qind është zvogëluar numri i artistëve të artit figurativ – pjesëmarrës në ekspozitat, ndërsa për 20,7 për qind është rritur numri i vizitorëve të ekspozitave të artit figurativ.
Në vitin 2017 janë organizuar 20 koloni të artit, ndërsa numri i pjesëmarrësve, në krahasim me vitin 2016, është rritur për 33,2 për qind./AIM/
*Foto Ilustrim