Site icon Telegrafi

Vitin e kaluar në Maqedoni kanë ndërruar jetë 497 persona nga vdekja e dhunshme

Nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar në Maqedoni humbën jetën 497 persona, që është për 3.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2015, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të vdekurit nga vdekja e dhunshme në vdekshmërinë e përgjithshme përbëjnë 2.4 për qind. Struktura e vdekjeve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, sikur në vitn 2016, ashtu si dhe në vitet e kaluara, pjesën më të madhe (76.1 për qind) e përbëjnë meshkujt.

Pjesën më të madhe të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, janë “rastet tragjike” me 71.2 për qind, “vetëvrasjet” me 25.2 për qind dhe “vrasjet” me 3.6 për qind.

Në kategorinë “raste tragjike” pjesën kryesore (26.0 për qind) janë të vdekurit nga “shkaqe të tjera të jashtme nga lëndime aksidentale”.

Në kategorinë e rasteve “vetëvrasje”, ku vdekja ka ndodhur si pasojë e “varjes, ngulfatjes dhe asfiksimit”, paraqesin pjesën më të madhe me 13.5 për qind.

Në kategorinë “vrasje”, shkaku dominant i vdekjes është “përpjekja për shkaktim të lëndimeve trupore me mjet të fortë”, me pjesëmarrje prej 1 për qind në raport me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version