Siç njoftoi Enti Shtetëror për Statistika (ESHS), gjatë vitit 2019, 204 persona kanë marrë titullin doktor shkence, që është për 16 për qind më pak në krahasim me vitin 2018.
Numri më i madh i personave që kanë doktoruar janë në fushën e shkencave shoqërore (43.1 për qind), shkencat mjekësore kanë doktoruar 22.5 për qind, më pas shkencat tekniko-teknologjike (14.2 për qind), ndërsa personat tjerë kanë doktoruar në fushat e shkencave humane, natyrore-matematikore dhe shkencat bio-teknike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas gjinisë, gjatë vitit 2019 kanë doktoruar 122 gra, që është 59.8 për qind nga numri i përgjithshëm ndërsa pjesa më e madhe e personave që kanë doktoruar (24 për qind), janë të angazhuar në arsim.
Titullin e magjistrit apo specialistit vjet kanë marrë 1916 persona, prej të cilëve 1736 apo 90.6 për qind janë magjistra dhe 9.4 për qind janë specialistë. Në krahasim me vitin 2018, numri i magjistrave apo specialistëve është rritur për 1.6 për qind./Telegrafi/