Site icon Telegrafi

Vitin e kaluar kanë dalur 243 doktorë shkencash në Maqedoni

Titullin e doktorit të shkencave në vitin 2018 në Maqedoni e kanë marrë 243 persona, që është më shumë për 16.3 për qind në krahasim me vitin 2017.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, shumica (34.9 përqind) kanë doktoruar në fushën e shkencave sociale, 28.8 për qind në shkencat mjekësore dhe 18.5 përqind në fushën e shkencave humane. Të tjerët kanë doktoruar në fushën e shkencave teknike-teknologjike, natyrore-matematikore dhe bioteknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i personave që kanë doktoruar vitin e kaluar janë gra (141 ose 58 përqind).

Përqindja më e madhe (28.8%) nga numri i përgjithshëm, profesionin e tyre e kryejnë në aktivitete arsimore./Telegrafi/

Exit mobile version