Site icon Telegrafi

Vitin e kaluar është rritur numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Maqedoninë

Sipas Entit për Statistika, Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar e kanë vizituar 1.491.535 turistë të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas publikimit të të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika, numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje për 12.2 për qind, ndërsa numri bujtjeve për 15.2 për qind.

Të dhënat e publikuara tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar Maqedoninë e kanë vizituar 36.068 turistë të huaj.

Numri i turistëve vendor në dhjetor 2018 në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 ka shënuar rritje për 9.6 për qind, ndërsa bujtjeve 9.8 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version