Site icon Telegrafi

Vitin e ardhshëm do të vijë mjuzikli për “Destiny’s Child” dhe Beyonce

Kelly Rowland, Beyonce dhe Michelle Williams (Foto: Chris Graythen/Getty Images/Guliver)

Mathew Knowles, babai i këngëtares Beyonce, ka thënë se në vitin 2020 do të prezantohet mjuzikli për punën e grupit “Destiny’s Child”, por fokusi kryesor do të jetë vajza e tij.

Siç transmeton NME, ai ka thënë se ky mjuzikël do të tregojë anën e sinqertë të prapaskenave se si u themelua dhe u zhvillua një prej grupeve më të mëdha të femrave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

“Survivor: The Destiny’s Child Musical” do të shfaqet nga perspektiva e Mathew Knowles dhe do të tregojë ngjarjen që nga fillimet modeste deri në kulmin e suksesit të vajzave të atij grupi.

Beyonce (Foto: Getty Images/Guliver)

“Mendoj se është koha që botës t’ia jap mundësinë që të dëgjojë, shikojë dhe ndjejë fitoret dhe dështimet që i kam pasur si burrë, baba dhe menaxher, i cili ka rrezikuar gjithçka në përpjekje të realizimit të ëndrrave, si të miat ashtu edhe të njerëzve që më kanë rrethuar”, ka thënë babai i këngëtares.

Mjuzikli pritet të jepet premierë në Huston në vitin 2020, me shpresën që mund të arrijë skenat teatrore të Broadway dhe West End të Londrës. /Telegrafi/

Exit mobile version