Prishtina do të bëhet me “WC” publike në fillim të vitit 2023.
Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu. Ai tha se tashmë është ndarë buxheti për vitin 2023, dhe gjatë muajit tetor do të prezantohet projekti i cili do të dalë edhe në dëgjim publik me qytetarë në mënyrë që të evidentohet çdo pakënaqësi.
Në këtë projekt tashmë janë caktuar edhe lokacionet. Ato do të jenë në vendet ku ka frekuentim më të shumtë të qytetarëve, si sheshet por edhe lagjet tjera. Megjithatë, nuk do të lihen anash as parqet.
Sipas Musliut, sfidë e madhe pasi që këto të jenë gati për shfrytëzim, është mirëmbajtja e tyre, aspekt ky që ende nuk është vendosur se si do të menaxhohet.
Mirëpo, për qytetarët mungesa për dy dekada e vendeve për kryerjen e nevojave fiziologjike, është e pakuptimtë.