Telegrafi

Vitin e ardhshëm, Samsung do të shpenzojë 14 miliardë dollarë në marketing

Njëra ndër arsyet kryesore është se buxheti i marketingut të Samsung, me të cilin promovohen produktet e famshme të linjës Galaxy, është aq i rëndësishëm sa të bëjë që emrat e produkteve të Samsung të ngulen në kokat e përdoruesve potencial.

Sipas Reuters, thuhet se buxheti i marketingut të Samsung do të arrijë në 14 miliardë dollarë në vitin 2014, një shumë e madhe e parave e cila e tejkalon edhe GDP-në e Islandës, apo shumicës së shteteve të vogla të Ballkanit.

Nëse shifrat e dhëna nga Reuters janë të sakta, atëherë i bie që buxheti i marketingut të Samsung është trefishuar prej vitit 2012, kur kompania jugkoreane kishte shpenzuar 4 miliardë dollarë për qëllime të marketingut të produkteve të saj.

Ndërsa nëse ky buxhet krahasohet me atë që rivalët e saj e mëdhenj si Apple dhe Microsoft shpenzojnë, atëherë i bie që ky buxhet është katërfishuar. / Telegrafi /