Emile Ratelband nga Gelderland i Holandës, që në mars të vitit të ardhshëm i mbushë 70 vjet, ka aplikuar ta ndryshojë moshën dhe ligjërisht të njihet si 45-vjeçar.
Pensionisti është arsyetuar se derisa transgjinorëve, po u lejohet ta ndryshojnë gjininë, atëherë edhe atij duhet t’i lejohet ndërrimi i moshës, transmeton Telegrafi.
Madje, ai po i akuzon autoritetet, që nuk po ia mundësojnë këtë ndryshim, nëpërmjet të cilit pretendon se do të ketë më shumë sukës në takime.
“Kam bërë të gjitha kontrollet mjekësore dhe mosha ime biologjike është 45, unë nuk jam i plakur. Me këtë moshë, më kanë limituar dhe nuk mund ta kem shtëpinë që dua, të vozis veturën e preferuar, apo të punoj më shumë”, ka thënë Ratelband.
Holandezi është ankuar se si 69-vjeçar, asnjë ofertë nuk i kthehet prapa në Tinder, por si 45-vjeçar dhe ‘fytyrën që e ka’ nuk mund t’i përgjigjet ofertave.
“Po që se ma kthejnë moshën, nuk kanë nevojë të më japin pension, do t’i punoj dy punë sepse jam i ri dhe i fuqishëm”, ka përfunduar ai.
Gjykatësit e kanë shikuar me simpati kërkesën e Ratelband, megjithëse nuk kanë pasur rast të tillë kurrë më parë.
“Të gjithë e rrisin moshën, për të arritur më shpejtë pensionin, këtu ndodhë e kundërta”, ka thënë gjykatësi, duke shtuar se do t’i kthejnë gjithsesi një përgjigje me shkrim, brenda katër javësh. /Telegrafi/