Telegrafi

Vitin e ardhshëm, iPhone 15 me port USB-C

Sipas analistit Ming-Chi Ku, Apple do të largojë portin e saj, Lightning dhe do të kalojë në USB-C në të gjitha ose ndoshta disa modele nga linja e iPhone 15, të cilat priten në gjysmën e dytë të 2023.

Që nga modeli i iPhone 5, Apple ka përdorur portën Lightning në telefonat e saj, pavarësisht faktit se shumica e industrisë ka kaluar në USB-C. Në postimin e tij të fundit në Twitter, Kuo sugjeroi që Apple do të largojë portin Lightning gjatë vitit 2023.

Sipas analistëve, porta USB-C duhet të përmirësojë shpejtësinë e transferimit të të dhënave në modelet e iPhone, si dhe të përmirësojë shpejtësinë e karikimit të baterisë së telefonit.

Një nga arsyet e mundshme pse Apple vendosi të kalojë përfundimisht në portin USB-C pas kaq shumë vitesh, është presioni në rritje i vendosur nga Bashkimi Evropian për këtë çështje.

Bashkimi Evropian vazhdon të zbatojë masat dhe të miratojë rregullore që përfundimisht do ta detyrojnë Apple të pranojë portën USB-C në të gjitha modelet e saj të iPhone, si dhe iPad dhe AirPods të shitura në Evropë.

Shumica e linjës iPad të Apple tashmë ka USB-C për transferim më të shpejtë të të dhënave. Apple gjithashtu mund të vendosë të krijojë pajisjet e saj plotësisht pa porte dhe të mbështetet tërësisht në MagSafe për transferimin dhe karikimin e skedarëve. /Telegrafi/